INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keisi iu kthye ashpër pas skeçit me Stresin në krevat, reagon Roza Lati: Si do ta…[FOTO]

Keisi iu kthye ashpër pas skeçit me Stresin në krevat, reagon Roza Lati: Si do ta…[FOTO]

Publikuar më: 11:32 25-02-2020

Stresi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not” të Roza Latit, ku bashkë me moderatoren, kanë bërë një skeç teksa inskenonin momentin kur reperi u arrestua. Mirëpo, ky skeç nuk është pritur aspak mirë nga Keisi, ish partnerja e Stresit, e cila shpërtheu ashpër ndaj Rozës.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkruante Keisi.

keso.png

 

Mirëpo, pas kësaj deklarate, ka reaguar Stresi, i cili i ka dalë në mbrojtje Roza Latit dhe i ka thënë bravo. “Pse merziteni? Ju keni dal te nderuar nga ky emision. Dhe une gjithashtu kam dal shume i paster nga kjo ironi. Show eshte Show. Gjithmone vipat e hajn kafshaten me te forte. Taksa qe paguajme ne te famshmit, eshte gjithmone thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithe kto shushunjat qe per nje miresjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje”, shkroi Stresi.

sinjo.png

 

Menjëherë pas emisionit pati shumë komente drejtuar Rozës në rrjetin e saj social Instagram, ku disa e cilësonin skeçin “të dështuar”, por me sa duket moderatorja e ka përmbushur misionin e saj.

Në një postim të fundit në Instagram, Roza u është përgjigjur të gjitha kritikave me një foto që flet shumë:

“Si do ta bëj gjumin duke e ditur që puna ime u krye këtu”, shprehet ajo në krah të fotos ku shfaqet duke u mbajtur në krahë nga miqtë e Stresit që ishin pjesë e skeçit.

roze.jpg

Roza ka reaguar sërish sot pas deklaratës së Keisit duke postuar disa foto nga emisionit e duke u shprehur se e gjitha ishte një skeç e bazuar në historinë e vërtetë, por të hiperbolizuar. Roza shkruan se Stresi ra dakort ta bënin skeçin për të treguar sesi femrat mund të të fusin në telashe

"Stresi i ftuar në Why not me nje skeç të bazuar në një histori të vërtetë. Por e hiperbolizuar dhe e ekzagjeruar me ironi kundrejt realitetit dhe disavantazhit të të qenurit person publik. Kuptoni ironinë njerëz. Vetë i ftuari u pajtua me skeçin tonë. Femra gjithmonë është shkop ndër rrota, te një mashkull që është nën vëzhgim. Të gjithë ne njohim raste sesi femrat fusin hundët, kalojnë konfidencat dhe të hapin probleme. Sot për famë femrat bëjnë gjithçka", shkruan Roza.

 

Article Logic
Execution time: 0.004216194152832