INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keisi paska marrë këtë vendim pas ndarjes nga Stresi dhe ndoshta reperi do të mërzitet pak! [FOTO]

Keisi paska marrë këtë vendim pas ndarjes nga Stresi dhe ndoshta reperi do të mërzitet pak! [FOTO]

Publikuar më: 08:57 03-09-2019

Ndarja e Stresit nga e fejuara e tij, Keisi, ka bërë bujë në media dhe dyshja vazhdon të jetë shumë e komentuar për shkak të postimeve që bëjnë në rrjete sociale. Ata s’kanë reaguar direkt për këtë ndarje, por së fundmi mesa duket Keisi ka bërë një deklaratë që nënkupton se i ka dhënë duart përfundimisht reperit të njohur.

Në opsionin “pyetje-përgjigje” në instastosy, fansat e kanë pyetur bukuroshen nëse do të rikthehet në Shqipëri dhe Keisi ka treguar se e ardhmja e saj është Kanadaja dhe me Shqipërinë nuk përshtatet dot.

“E ardhmja ime është Kanadaja. Jam rritur këtu nuk mund të përshtatem dot me jetesën në Shqipëri”, shprehet ajo. Kujtojmë se gjatë lidhjes me Stresin, ajo e vizitonte shpesh vendin tonë, ndërsa menjëherë pas ndarjes ajo u largua dhe duket se nuk do të kthehet për një kohë të gjatë.

canad.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213