Ndarja e reperit Stresi nga bashkëshortja, Keisi, ka bërë bujë javët e fundit në media dhe është komentuar gjatë për shkak se çifti u ndan pak para dasmës.
Para disa ditësh ndarjen e konfirmoi edhe Keisi e cila pëlqeu një koment në të cilin shkruhej se Stresi ishte pa fat që e humbi atë.
Keisi po vazhdon jetën e saj në Kanada dhe në foton e fundit të postuar në llogarinë e saj të Instagramit është shfaqur në super formë, e veshur me bluzë të shkurtër dhe xhinse shumë të grisura të cilat i ka ulur me dorë duke treguar më shumë se ç'duhet.
Ndërsa Stresi këto ditë po i kalon me shoqërinë dhe në videon e fundit është shfaqur duke u argëtuar me ta, por kuriozë jemi si do reagojë ai kur të shohë këtë foto të Keisit?