INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejdi Mehmetaj: LSI forcë e parë ose opozita më e fortë [VIDEO]

Kejdi Mehmetaj: LSI forcë e parë ose opozita më e fortë [VIDEO]

Publikuar më: 19:10 26-05-2017

Motorët e fushatës elektorale janë ndezur, e të gjitha forcat politikë kërkojnë votën e qytetarëve.

E ftuar në emisionin 3JAT, nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj është e bindur që LSI do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve. Tashmë gara thotë ajo do të ndahet mes 3 partive, PS, PD e LSI ndaj e sheh si interesant rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Por LSI nuk do të jetë shtojcë për të qëndruar në qeveri. Kejdi Mehmetaj thotë se në rast se PD apo PS arrin të sigurojë 71 mandate pa LSI atëherë Lëvizja Socialiste për Integrim  do të qëndrojë në opozitë. E këtu Mehmetaj nuk nguron të thotë se LSI do të jetë opozita më e fortë që ka njohur vendi që prej shembjes së regjimit komunist.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393