INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejdi Mehmetaj në 3-JAT:

Kejdi Mehmetaj në 3-JAT: "Kur kam vënë në dyshim mandatin e deputetes"

Publikuar më: 10:45 09-02-2016

Ishte vetëm 21 vjeç kur u bë pjesë e Parlamentit shqiptar, duke u bërë kështu deputetja më e re. Kejdi Mehmetaj rrëfen për In television eksperiencën e saj, e cila në fillimet e veta duket se nuk ka qënë e thjeshtë për të.

“Nuk do ma besoni por e kam vënë në dyshim gjatë këtyre dy viteve që jam pjesë e parlamentit. Në ratin e parë ka qënë kur në parlament ndodh një diskutim shumë i ashpër, me një fjalor të rënduar përtej politikës, përtej komunikimit të përditshëm. Për mua ai debat ishte jashtë konceptit të qënurit ne përfaqësuesit e popullit”.

Edhe pse ajo e ka ndarë përvojën e saj parlamentare edhe me bankat e universitetit, Kejdi Mehmetaj thotë se ka lexuar çdo nismë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Patjetër i kam lexuar të gjitha, jo vetëm sepse jam pjesë e proçesit të hartimit të tyre, por jam përpjekur që të lexoj çdo nismë ligjore që është pjesë e diskutimit parlamentar, të paktën ato që janë esenciale”.

Kejdi Mehmetaj ka dhe momente që nuk ndihet krenare me arritjet e saj, dhe kjo lidhet direkt me universitetin.

“E kam tradhëtuar shumë herë këtë godinë dhe për këtë nuk ndihem aspak krenare. Profesoret janë sjell shumë mirë me mua, ata janë serioz dhe rigoroz në punën e tyre, pavarësisht kushteve ku ata punojnë. Nuk duan tja dinë shumë, sepse tek e fundit edhe unë jam studente dhe duhet të jesh si gjithë pjesa tjetër. Të jem realiste më kanë ndihmuar shumë dhe ndaj i falenderoj”.

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926