INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejdi Mehmetaj në një lidhje? Sqaron zërat për fejesën e saj

Kejdi Mehmetaj në një lidhje? Sqaron zërat për fejesën e saj

Publikuar më: 18:53 15-01-2018

Kejdi Mehmetaj ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” ku foli gjerësisht për rrugëtimin e saj në politikë, jetën e saj private si edhe i dha përgjigje, pyetjes në lidhje me fejesën e saj, e cila u përfol para disa ditësh  nga mediat online.

Ajo ka sqaruar se nuk është fejuar, por thjesht familjet e tyre janë takuar.

“Familjet tona i kemi tradicionale dhe ato duan të dinë se ç’bëhet në këtë aspekt dhe kjo ishte një njohje e familjeve tona”, tha ajo.

Kejdi tha se nuk ka realizuar ceremoni fejese dhe se nuk e ka një unazë në dorë. E “ngacmuar” nga Rudina nëse është në pritje të një propozimi, ajo është përgjigjur: “Normalisht të gjitha vajzat që janë të lidhura e presin atë moment”.

 Ajo rrëfeu se ajo e Arbri janë njohur në parti, duke treguar pra se edhe ai është pjesë aktive e LSI-së.

111-1.png

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764