INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejdi Mehmetaj: Pse po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme? [VIDEO]

Kejdi Mehmetaj: Pse po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme? [VIDEO]

Publikuar më: 19:44 01-11-2017

E ftuar në emisioni Kolaudim, deputetja e Partisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj, ka bërë një parashikim për  të ardhmen e PS-së.

E pyetur në emisionin Kolaudim, nëse do bashkëpunonin me PD-në, në zgjedhjet lokale, deputetja e Partisë se Lëvizjes Socialiste për Integrim,  është përgjigjur se nuk di të japë një përgjigje të saktë lidhur me këtë çështje.

Pasi relativisht duhet një periudhe prej më shumë se një viti e gjysmë që kjo gjë të vendoset, por gjithsesi ajo e mohoi një bashkëpunim “të gjatë” me PD-në sepse qëllimi i këtij bashkimi, “Frontit Opozitar”, është thjesht për të mundur Ramën dhe krimin e organizuar në Shqipëri, pra Lulzim Basha pritet të jetë ndryshe si koncept për LSI-në, “thjesht për të rrëzuar Edi Ramën”. Ky koalicion është ndërtuar më qëllimin për të rrëzuar qeverinë aktuale, jo për të pasur bashkëpunim ose koalicion partiak në të ardhmen.

Deputetja gjithashtu është shprehur se ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në kampusin e PS-së, si ngjarja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit  apo krimit të organizuar,  do jenë “fatale” për ta. Ajo gjithashtu parashikoi se shumë afër do kemi zgjedhje të parakohshme. Por ajo që ra më shumë në sy ishte deklarata e deputetes.

Mehmetaj tha se do hynin në zgjedhje vetëm si LSI dhe si fitimtare.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.004612922668457