Arrestimi i reperit Stresi, bëri një buje të madhe në media e sidmos për faktin se në dhomë u gjend me një 20-vjeç are. Pas kësaj kureshtja ishte e madhe se çfarë qëndrimi kishte Kejsi e fejuara e Stresit, por ajo në çdo fjalë të saj ka treguar mbështetjen për partnerin.
Ajo sërish së fundmi ka treguar dashurinë dhe mbështetjen ndaj Stresit. Keisi është pyetur nga fansat tek intervista më trend që zhvillohet në Instagram ‘Ask me a question’ nëse ajo do të qëndronte me Stresin në burg, pra pas hekurave.
“Më duket keni filluar të më kuptoni tipin me këto lloj pyetjeje. Unë por të kisha mundësinë do të kisha qëndruar, jo në burg me të, por edhe në vrimën e miut. Sidomos që mos të mërzitej vetëm. Por të jemi realist nuk është ndihmë as njërin, as tjetrin ajo gjendje… Por duke qenë njeri që vepron me zemër, kisha ikur me vrap”, ka qenë përgjigja e Keisit, duke treguar edhe njëherë se çfarë është e aftë të bëjë ajo për reperin.