INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejsi Tola në “Euro Beat”: Frika më e madhe në skenën e Eurovisionit! Ja si i vlerëson këngët e Shqipërisë në garë [FOTO / VIDEO]

Kejsi Tola në “Euro Beat”: Frika më e madhe në skenën e Eurovisionit! Ja si i vlerëson këngët e Shqipërisë në garë [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 19:23 30-04-2017

Kejsi Tola ishte e ftuara e parë e programit “Euro Beat” me Ermal Peçi. Ajo tregoi sesi ende edhe sot kontaktohet nga fansat, ndjekësit e festivalit duke jetuar ende emocionet e Eurovision-it. 17 1 në performancën e saj, ajo i druheshe momentit të kërcimit. Kejsi ishte e para që eksperimentonte me kërcimin në festival, ndaj thotë se gjatë provave kishte shumë frikë për momentin final të kërcimit, edhe pse gjithçka shkoi shumë mirë. E pyetur nga Ermali, Kejsi pranon se do të duheshe të bënte më shumë rreth kontakteve të ndërtura me artistët atje edhe pse sipas saj, prapaskenat e Eurovision janë një labirint.

Në “Euro Beat” nuk mund të mungonin pikët tradicionale të Eurosong, 8,10,12. Me hezitim, në nisje, Ermali ja del të marr vlerësimet e Kejsit për artistet shqiptare. Ajo vlerëson me 8 pikë Olta Bokën, 10 Juliana Pashën dhe 12 Rona Nishliun. Pas gjithçkaje të provuar në eksperiencen e saj, Kejsi pranon se me kënaqësi do të ringjiste skenën e Eurovision-it. Ndiqni më shumë nga intervista me të në videon e mëposhtme, për të zbuluar edhe 5 këngët e saj të preferuara në historinë e Eurosong.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779