E pamundur të shpëtosh nga lojërat e “Një kat më lart”. E ftuara e kësaj të shtune Dajana Shabani zgjodhi rastësisht në akuariumin e shtëpisë disa nga koleget e ekranit për të komentuar. Ne mesin e tyre zgjodhi Kejvinën e Xingut, teksa moderatori Ermal Peçi i kërkoi një koment për të.
‘Realisht unë këtë nuk e njoh, kush është kjo? Unë nuk i ndjek portalet’- tha Dajana.
Ermali i tregoi se është velina e programit të Mamaqit teksa ajo tha që e ndjek Xing-un. Atëhëre si ndjek Ermal Mamaqin dhe nuk njeh Kejvinën?
‘Unë ndjek Ermalin, ajo shyqyr që është’-vijoi me të qeshura Dajana.
Në mesin e personazheve të tjera ajo zgjodhi edhe Anjeza Majën. Përtej modestisë, ajo tha se nuk e shikon si konkurente ndërsa thekson se nuk ka qenë më e mira për ‘Miss Tirana’.
Ndiqni intervistën e plotë me Dajana Shabani në “Një kat më lart”