Dy shoqet Kejvina Kthella dhe Tayna paskan një fiksim të përbashkët dhe ai mesa duket qenka këngëtari i njohur i muzikës latine Maluma.
Ka qenë Tayna që ka postuar një video në Instagram teksa shfaqet duke kërcyer dhe në sfond është kënga e fundit e Malumës ‘HP’. Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë komenti që Kejvina i ka lënë Taynës.
‘Është i zënë Maluma moj’, i ka shkruar Kejvina, ndërkohë që nuk ka vonuar edhe përgjigja e Taynës. ‘Okay në Snap mbaje, se unë e kam në Insta’.
Kjo video është parë edhe nga Maluma, i cili e ka pëlqyer. Kaq ka mjaftuar që Tayna ta bëjë screenshot dhe ta publikojë si InstaStory.