Modelja e njohur Kejvina Kthella ishte mbrëmjen e djeshme në një video live me doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria.
Gjatë intervistës nga Skerdi, ajo ka treguar se është ‘pro’ operacioneve plastike. Bukuroshja ka pranuar se dhe vetë ka kryer ndërhyrje, por nuk ka preferuar të japë detaje.
Megjithatë para disa kohësh e ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, Kejvina la të kuptohej se ka kryer ndërhyrje në gjoks.
Kujtojmë që modelja është spikatur gjithmonë në rrjetet sociale për format seksi trupore.