Ajo është një nga femrat më të përfolura në median rozë që në kohën kur u bë pjesë e emisionit “Xing me Ermalin”. Ekspozimi i vazhdueshëm i linjave trupore ka bërë që ajo të ketë vëmendjen e fansave, vëmendje kjo që dita-ditës rritet.
Edhe pse Kejvina është shumë e komentuar në media, jeta e saj private është shumë hermetike dhe të themi të drejtën nuk është se kemi lexuar shumë për romancat e saj apo për familjen.
Mirëpo së fundmi ajo ka bërë një postim në instastory ku ka prezantuar motrën e saj Dorisën, duke treguar në këtë mënyrë se janë një familje e bukur. Ajo është po aq simpatike sa Kejvina dhe shihet se dy vajzat ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën.