Fama e saj u hap me diskutimin nëse kishte veshur të brendshme apo jo në shfaqjen e saj të parë në emisionin “Xing” të moderatorit Ermal Mamaqi.
Kejvina Kthella e bëri për vete publikun me këtë lëvizje dhe duket se i pëlqeu të qëndrojë në strategjinë e provokimeve.
Poston foto në Instagram me veshje dhe pozicione vërtet “hot” duke dhënë imazhin e një femre seksi.
Ndërsa së fundmi ka postuar në Instagramin e saj një foto ku shpesh tregon se i rikthehet pasionit të saj të modës që e ka ushtruar në Itali, ka ndodhur e papritura.
Në foton ku Kejvina ka zbuluar dekoltenë dhe mbanë një peshqir në kokë, fansat e kanë “mbytur” me komente duke cilësuar se e kanë ngatërruar Kejvinën me Kloe Kardashian.
Vetëm pak ditë më parë dolën thashethemet se Kejvina është lidhur me portierin e Lazios, Thomas Strakosha.