U bënë muaj tashmë, qëkur Kejvina Kthjella u largua nga emisioni “Xing Me Ermalin” duke na njoftuar se ajo do të fillonte shumë shpejt punë “në një nga kanalet më të fuqishme italiane”.
Para pak kohësh velina shpërndau një foto nga Milano dhe të gjithë menduam se kjo fjalë e saj po fillonte të bëhej realitet.
Por, pavarësisht fotove rrëzëllitëse dhe plot pozitivet në Instagram, në “InstaStoryn” e Kejvinës, gjërat duken disi më të zymta.
Ajo ka shpërndarë disa shprehje në gjuhën italiane, të cilat flasin për njerëz të shtirur me dy fytyra dhe bisha pa zemër.
“E bukura është se jeni gjithçka kritikoni”, është njëra prej shprehjeve të shpërndara nga velina.
Tjetra, është pjesë e tekstit të këngës “Non ce la façio piu” (S’mundem më), e reperit Gemitaiz.
“Jeni falsë, stuhi pa bubullima, shtireni se jeni mendimtare por jeni bisha pa zemër.”
Këto ditë, Kejvina u kthye në Shqipëri, siç tregojnë fotot e fundit. Ne ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me të, por e pyetur pak kohë më parë nga fansat nëse çështja e televizionit Italian ishte një gënjeshtër, velina u përgjigj se gjithçka është në proces e sipër.