Një tjetër bionde besnike ndër vajzat e njohura shqiptare ka vendosur të surprizojë me ndryshimin në pamje të jashtme. Kejvina Kthella ka pozuar në foton më të fundit me flokë të gjatë e ngjyrë të errët dhe nuk mund ta mohojmë që duket krejtësisht ndryshe. Ndonëse kjo duket të mos jetë zgjedhja e përhershme e Kejvinës, ndjekësit kanë nisur menjëherë ta komplimentojnë.
Nuk dihet nëse Kejvina vendos të shndërrohet në brune për disa kohë, megjithatë një foto e tillë ka sjellë reagim pozitiv nga përdoruesit e Instagramit.