Mbrëmjen e djeshme në "Xing me Ermalin", Kejvina konfirmoi më në fund lajmin e shumë komentuar të ditëve të fundit për largimin e saj nga emisioni.
Kejvina zbuloi se së shpejti do e shohim në një kanal të fuqishëm italian dhe kjo është arsyeja e largimit të saj nga emisioni.
Me humor, Ermali i thotë Kejvinës se po e lë të shkojë pa e hedhur në gjyq për faktin që u largua në mes të sezonit.
"Do na mungosh Kejvina... me gjithë bukurinë dashurinë dhe karakterin tënd të fortë. Të duam kaq shumë sa po të lëmë të shkosh pa të hedhur në gjyq. Na e trishtove zemrën por do na gëzosh kur të shohim në ekrane botërore...", shkruan Ermali.
Në fund Ermali falenderoi velinën e emisionit të tij për gjithçka, duke e konsideruar atë tanimë një mikeshë të mirë të tij.