Kejvina Kthella që nga shfaqja e saj e parë në ekran në emisionin “Xing me Ermalin” arriti të tërhiqte goxha vëmendje, për aftësinë e natyrshme që kishte përpara kamerave.
Për pak kohë, velina vendosi të largohej nga emisioni për një mundësi akoma më të mirë që i ishte ofruar në ekranet italiane.
Kohëve të fundit midis këtij pushimi, Kejvina I është përkushtuar modelingut dhe e kemi parë të sfilojë së tepërmi, madje dhe për marka të njohura ndërkombëtare si “Guess”. Së fundmi ajo ndodhet me pushime nga ku ka postuar foto mjaft të nxehta dhe provokative.
Por një ndjekës i Kejvinës mendon se nëse ajo publikon foto pa ekspozuar të pasmet dhe gjoksin, nuk i merr më shumë se 100 pëlqime.
“Vë bast që po të hedhësh 1 foto vetëm fytyrën pa nxjerrë bythë e gjoks … i mer si mer 100 like”, i shkruan ai.
Këtij mendimi i janë bashkuar dhe disa ndjekës të tjerë të bukuroshes, dhe madje ka nga ata që mendojnë se duhet ulur numri 100.
Burimi: iconstyle.al