Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë, pas skualifikimit nga shtëpia e 'Big Brother Vip'. Modelja thotë se nuk është penduar që është bërë pjesë e BBV. Ajo shkruan se shpulla e saj ndaj Luizit s'i shkaktoi atij asnjë plagë, ndërsa nga ana tjetër thotë se e ndihmoi që të dalë nga ajo 'çmendinë' siç cilëson shtëpinë e BBV. Sipas Kejvinës u gjykua shpulla e saj si 'bomba e Hiroshimës'.
Kejvina nuk e ka parë të arsyeshme sërish që të bëj një falje publike ndaj Luizit, përkundrazi ajo ka zgjedhur të ironinë në lidhje me fansat e tij, për të cilët thotë se të vetmit që u lënduan nga shpulla, janë ato.