Procesi i numërimit të votave është drejt përfundmit në Këlcyrë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 20 nga 21 kuti.
Garën e kryeson kandidati i PS, Klement Ndoni, i cili ka marrë deri më tani 2,222 vota.
Ndërkohë, kandidati i pavarur, por më i njohur në rrjet Hazbi Kasaj ka marrë 106 vota.
Kujtojmë se ai është bërë i njohur që në vitin 2001, për shkak të mallkimit “I rëntë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, kur kandidoi në 2001-shin.
Ndërkohë, në garën e këtij viti, Kasaj bëri një sërë premtimesh, duke filluar nga legalizimi i hashashit, shtëpitë publike etj.