INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kelly Clarkson: Edhe unë jam viktimë e Dr. Luke

Kelly Clarkson: Edhe unë jam viktimë e Dr. Luke

Publikuar më: 14:31 07-03-2016

Pas fjalimit prekës të dhënë nga Kesha në LGBT Equality Event, një tjetër artiste i është bashkuar kauzës së saj.

Behet fjalë për Kelly Clarkson, një tjetër këngëtare nën menaxhimin e Sony Music, e cila ka shprehur rezervat e saj kundrejt producentit, Dr. Luke. Kelly ka rrëfyer gjatë një programi radiofonik në Australi, se në vitin 2009 është shantazhuar për të punuar me producentin për albumin e saj "All I Ever Wanted". "Albumi nuk do të dalë në shitje nëse nuk punon me të" ishte ultimatumi që artistja mori në atë kohë nga shtëpia diskografike. "Shkoj mirë me çdokënd në industrinë e muzikës, por Dr. Luke kurrë nuk më ka pëlqyer pasi gënjen dhe mashtron vazhdimisht, gjë që i bën edhe artistët të duken keq" ka mbyllur rrëfimin e saj Kelly Clarkson. Ja një dëshmi më tepër në favor të Kesha-s!

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434