INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kemi bërë hapa mbrapa në demokraci''/ Meta flet për krizën politike në vend: Fajtorë janë...

''Kemi bërë hapa mbrapa në demokraci''/ Meta flet për krizën politike në vend: Fajtorë janë...

Publikuar më: 20:29 16-04-2019

Presidenti Ilir Meta i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Përballë' me gazetarin Lutfi Dervishi, ka folur për krizën politike në vend, që sipas tij ka nisur vite më parë.

Meta bën me faj edhe opozitën edhe mazhorancën.

"Opozita la mandatet e saj dhe është jashtë parlamentit. Kështu që në këtë drejtim po të keni parasysh mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë, po të kemi parasysh raportin e institucioneve me ekzekutivin. Aty do të gjejmë rrënjët e kësaj krize. Po të vëmë re ka patur një nxitim nga të dyja palët për të përshkallëzuar krizën. Mendoj që është një gabim nga të dyja palët si opozita dhe mazhoranca. Kriza ka filluar më herët, po ta vëmë re që nga viti 2008, ndryshimet kushtetuese. Unë shikoj që kemi kaluar dhe kemi bërë hapa mbrapa për sa i përket demokracia parlamentare dhe për sa i përket sistemit zgjedhor. Po të vëmë re është dobësuar qveria parlamentare dhe partiake'', tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0041840076446533