Eleni Foureira i ka thënë “Po” propozimit për martesë të të dashurit të saj, futbollistit spanjoll, Alberto Botia. Mediat greke shkruajnë se çifti po planifikojnë të shkojnë drejt altarit.
“Eleni Foureira pranoi propozimin për martesë të të dashurit të saj, Alberto Botia,”- informoi gazetarja greke Marena Kardigiannopoulou në emisionin “Pame Danai”.
Megjithatë duket se nuk do kemi dasmë së shpejti pasi përparësia e këngëtares aktualisht është “House of Fame” ndërsa çifti do të presë të normalizohet situate e pandemisë së koronavirusit.
“Ky burrë arriti t’i dëshmojë asaj se pavarësisht nga distanca ai është gjithmonë pranë saj në të mirë dhe të keqe. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shans e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë,”– tregoi gazetarja greke.