INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kemi harruar ndonjë? 6 aktorët TURQ për të cilët vajzat ''shkulin'' flokët! Mes tyre 3 SHQIPTARË [FOTO]

Kemi harruar ndonjë? 6 aktorët TURQ për të cilët vajzat ''shkulin'' flokët! Mes tyre 3 SHQIPTARË [FOTO]

Publikuar më: 10:27 05-04-2019

Ata janë aktorët më të kërkuar në Turqi, por janë bërë të famshëm edhe në vendin tonë falë serialeve të shumtë që transmetohen. E një ndër arsyet që po tërheqin shumë vëmendjen e publikun apo kanë rezultuar të suksesshme është fakti që shumë aktorë dhe aktore simpatike që marrin pjesë në to.
Por kush janë aktorët turq më simpatikë? Fama e tyre i ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe të gjithë shikuesit shqiptarë i njohin.

1- Burak Ozcivit

rkt.jpg


Burak Ozcivit cilësohet ndër aktorët më tërheqës me një pamje unike i cili komentohet për çdo lëvizje që bën. Për publikun është bërë i njohur në serialin “Kara Sevda” si çift me Nihanin, të cilët ishin tejet të veçantë në rolin e tyre. Përveç kësaj, ai është një model tejet i suksesshëm dhe është i martuar me aktoren më të bukur turke, Fahriye Evcen.

2-Tolgahan Sayisman

tollga.jpg

 

Njihet ndryshe si “Çënari” dhe që nga ky rol ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar të cilët e ndjekin shumë në rrjetet sociale. Por, përveç kësaj ajo që vlen të theksohet se Tolgahan është i martuar me Miss-in shqiptare Almeda Abazi dhe shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të parë.

3-Çağatay Ulusoy

tag.jpg

 

Çağatay Ulusoy është modeli dhe aktori turk, që po çmend të gjitha vajzat. Ndryshe nga shumë aktorë të tjerë që janë bërë të famshëm përmes serialeve, Çağatay i bëri të gjithë të dashurohen përmes filmave, veçanërisht “Delibal” (2015).

Aty luan rolin e djalit që ëndërron çdo vajzë: arkitekt, me një super zë dhe i bie kitarës; romantik dhe me një trup të hatashëm.
Si shumë prej aktorëve të tjerë të famshëm dhe seksi, Çağatay Ulusoy ra fillimisht në sy kur fitoi çmimin “Modeli më i Mirë i Turqisë” në 2010-ën. Pas kësaj i erdhën shumë ftesa në seriale dhe filma, e i fundit që fiksoi vajzat shqiptare është roli i Sarpit në serialin “Içerde”.

4- Kivanc Tatlitug

KIV.jpg

 

Kivanc Tatlitug është një ndër aktorët më të njohur turk, i pëlqyer shumë për talentin e tij, ai njihet gjithashtu si një nga meshkujt më të bukur të Turqisë. Kivanc është shpallur si mashkulli më simpatik i Turqisë vite më parë dhe është cilësuar gjithashtu si “Brad Pitt turk”. Ai ka origjinë shqiptare, pikërisht nga Prishtina dhe rolet e tij në serialet turke janë aq të shumta saqë s’dimë nga t’ia nisim më parë.

5-Baris Arduç

bar.jpg

 

Aktori turk Baris Arduç rrëmbeu vëmendjen e publikut shqiptar në rolin e ‘Omerit’ në serialin “Dashuri me qera”, por edhe ca më shumë kur mësuam se kishte rrënjë shqiptare. Sa herë që e shikon në ekran e kupton se ai është një aktor shumë karizmatik. Barış Arduç ka fituar disa çmime, kryesisht për rolin e disenjatorit të këpucëve, Omerit, në telefilmin “Dashuri me qira”, por edhe në sajë të angazhimeve të tjera. Përveç këtyre, ka qenë imazhi i disa firmave të veshjeve.

6-Can Yaman 

CAN.jpg

 

Pak kohë më parë në media bëri bujë lajmi se aktori i njohur turk, Can Yaman është me origjinë shqiptare. Nuk vonoi shumë dhe në një deklaratë për mediat Can e pranoi plot krenari këtë gjë. Ylli i ri i serialeve turke si "Pavarësisht dashurisë", "Hëna e plotë" dhe "Puthje në errësirë", i ka rrënjët nga Prishtina. Gjyshërit e tij nga babai janë emigrantë në Turqi. Ata u zhvendosën nga ish Jugosllavia në vendlindjen e Can, Stambolli. Ndërsa gjyshërit nga mamaja shkruan nga Maqedoonia në Turqi. /intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154