INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kemi harruar ndonjë? Ja këngëtaret SHQIPTARE që provuan famën NDËRKOMBËTARE, por dolën HUQ! [VIDEO]

Kemi harruar ndonjë? Ja këngëtaret SHQIPTARE që provuan famën NDËRKOMBËTARE, por dolën HUQ! [VIDEO]

Publikuar më: 10:28 24-04-2019

Ndoshta nuk kanë patur “Bon Bon-in”, por këtyre këngëtareve shqiptare nuk u ka ecur në arenën ndërkombëtare. Sigurisht që të gjithë biem dakord që këtu se kemi aspak fjalën për Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Era Istrefin apo edhe Ava Max.

Në këtë artikull ne të intv.al, do ju tregojmë se kush këngëtare shqiptare nuk arritën dot të “çajnë” në skenat muzikore botërore.

1-Elvana Gjata

E nisim fillimisht me Elvana Gjatën meqë e kemi të freskët sepse kohët e fundit ka qenë shpesh herë në qendër të mediave rozë.

Elvana u shpërngul para pak vitesh në Amerikë, aty ku punoi fort për të bërë hapin e madh në karrierën e saj, por që për fat të keq nuk ia doli. Këngëtarja e talentuar realizoi një bashkëpunim me reperin e famshëm botëror, Ty Dolla Sign, por nuk mori rezultatet që priste. Kënga e tyre “Off Guard”, u dëgjua vetëm rreth 3.1 milion herë, një shifër kjo aspak e konsiderueshme, kur mendon se këngë të tjera të Elvanës të realizuara vetëm për publikun shqiptar kanë mbi 10 milionë klikime.

Nuk do tregohemi “fair” nëse themi që reperi amerikan si dha asnjë dorë Elvanës, pasi ai e reklamoi disa herë këngën, por prapë nuk e kishte atë faktorin “Bon Bon”.

 

2-Dafina Zeqiri

“Që kur kam qenë një vajzë e vogël ëndrra ime ishte të vija në SHBA dhe të bëhesha pjesë e shoëbizit. Sot po e lançoj këngën time të parë (Four Seasons). Është ëndërr e bërë realitet.

Jam përherë falënderuese për ekipin e mrekullueshëm që besoi në talentin tim dhe jam shumë e lumtur të prezantoj këngën time të parë ‘Four Seasons’”, ka shkruar Dafina në Instagram kur publikoi këngën e saj të parë për tregun ndërkombëtar “Four Seasons”.

Mirëpo pavarësisht se realizoi disa koncerte në SHBA, Dafina nuk arriti dot suksesin që dëshironte dhe ëndërronte.Kënga e saj “Four Seasons” që duhet ta pranojmë se është shumë e bukur, ka shkuar rreth 3.2 milionë klikime dhe pas këtij projekti, Duffye u kthye në Shqipëri për t’i dhuruar disa hite publikut shqiptar dhe ia doli.

3-Anxhelina Hadërgjonaj

Ndoshta Anxhelina ka më shumë kohë në Amerike se të gjitha vajzat që përmendëm më lart dhe akoma nuk ka lançuar në treg një këngë të sajën, përveç se ka qenë figurante në klipin “Kisses down below”. Këngëtarja simpatike shqiptare e ka bërë të qartë gjithmonë se ka shkuar në Amerikë për të synuar tregun ndërkombëtar, por gjithashtu është shprehur se nuk ka firmosur ende ndonjë kontratë që i është ofruar pasi është njeri shumë kërkues. Derisa Anxhelinës t’i plotësohen kushtet, ne do jemi në pritje për të parë nëse ajo do ketë faktorin “Bon Bon” në këngën e saj./INTV.AL/

Article Logic
Execution time: 0.0035288333892822