Historia Arjon-Ana ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë ditëve të fundit, që pas fotos së publikuar në shtrat. Në puntatën e sotme të "Përputhen", Arjoni ishte në një lidhje direkte për të treguar variantin e tij të historisë.
Ai tregoi se ka nisur të dalë me Anën tre ditë pas hyrjes së tij në program. Arjoni u shpreh se mes tyre ka pasur një histori dashurie, ndonëse e shkurtër. Sipas deklaratës së tij, ai dhe Ana kanë kryer marrëdhënie seksuale.
"Nuk jemi takuar askund tjetër, përpos shtëpisë time, as jashtë, as në lokale dhe as rrugë. Kemi patur marrëdhënie intime. Ajo femër është vazhdimisht në ndjekjen e një preje. E publikova foton sepse dua të parandaloj që një tjetër të jetë viktimë e saj. Ana është gjithmonë në kërkim të një preje.
Nuk ishte për hakmarrje dhe as keqdashësi. Ana duhet të më falenderojë që nuk i kam thënë këto deklarata me gojë, sepse ajo do kishte mohuar gjithçka dhe në një moment të dytë do kisha nxjerrë fakte unë dhe ajo do kishte ngelur shumë bllof.
Kam pasur shumë vështirësi ta kuptoje tamam sikur ishte. Do të prek dhe një moment, kur kemi kërcyer me Anën në studio. U justifikuam të dy sikur Ana nuk po ndihej mirë. Nëse shikoni mirë unë i kam thënë diçka aty. I kam thënë pse vendose buzëkuqin e kuq. Arsyeja pse ajo ka ndaluar kërcimin është sepse mendonte se do ta puthja në studio dhe po ta puthja në studio do mbaronte gjithçka për atë. Ma ka thënë dhe jashtë emisionit që një puthje në studio do ishte konfirmim i një çifti. Ajo nuk donte të dilte me mua. Asaj i intereson vetëm karrigia, të vazhdojë emisionin.
E publikova foton që ajo të mos ketë më mundësi të vazhdojë qëllimin e saj, duke mashtruar çunat. Ajo është një femër dinake", u shpreh Arjoni.