INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kemi ndarë krevatin bashkë''/ Andi i Përputhen bën deklaratën e fortë për Jasminën: S’kemi qenë kurrë…

''Kemi ndarë krevatin bashkë''/ Andi i Përputhen bën deklaratën e fortë për Jasminën: S’kemi qenë kurrë…

Publikuar më: 12:31 21-05-2022

Ish-konkurrentët, Andi Artani dhe Jasmina Kadriu vendosën të dilnin bashkë nga “Për’puthen”, për të parë se si do të vazhdonte marrëdhënia e tyre jashtë. Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, u mësua se dyshja nuk janë më bashkë dhe thumbat për njëri-tjetrin në rrjete sociale nuk munguan.

Jasmina ishte e para që reagoi nëpërmjet një statusi në InstaStory, ku theksoi faktin që Andi e kishte “tradhtuar”. Ditën e sotme Andi ka qenë i ftuar në program ku i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për ish-partneren. Ai u shpreh se me Jasminën nuk ka pasur kurrë lidhje por thjesht një njohje e sipër, duke e hedhur poshtë të gjithë historinë e tij me ish-konkurrenten.

Andi: Nuk mendoj që ka qenë lidhje edhe pikë. Ka qenë njohje e sipër që ka ndodhur këtu gjatë programit. Bora ti e din shumë mirë vetë që ka pas raste që jam deklaruar po a ke mund ti quash që kanë qenë një lidhje, jo. Deklaratë i bie që thjesht ke interes.

Bora: Tani po na bën të gjithëve të besojmë që nuk ka pasur asgjë tjetër mes ju të dyve, ju thjesht jeni deklaruar dhe jeni puthur dy herë këtu në program?

Bora: Kaq ka ndodhur mes ju të dyve?

Andi: Ajo vetë e ka përmendur që kemi ndarë një krevat bashkë.

Andi: Ju po e quani lidhjen krevatin bashkë, nuk kemi bashkëjetuar, nuk është lidhje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672