INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kemi një lajm të keq për të dashuruarit pas verës së kuqe…

Kemi një lajm të keq për të dashuruarit pas verës së kuqe…

Publikuar më: 15:52 26-04-2018

Sipas së përditshmes The Independent, të indulgjosh me disa gota verë ose disa koktejle mund të jetë një pjesë e domosdoshme e jetës, por për fat të keq, nga ky zakon nuk ka përfitime.

Siç ndodh, ato gotat e shumta ose shishet, në të vërtetë mund të jenë shumë të dëmshme për trupin tuaj dhe të bëjnë kërdinë në lëkurën tuaj.

Ka patur studime të shumta në përpjekje për të zbuluar përfitimet shëndetësore të verës së kuqe, por realisht, pirja pa sasi të moderuar mund të rrisë rrezikun e çmendurisë dhe të shkaktojë inflamacion - gjë që mund të rrisë rrezikun e kancerit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme për t'ju shmangur plotësisht, vera e kuqe ndodh gjithashtu të jetë pija më e keqe për lëkurën tuaj nga të gjitha zgjedhjet e alkoolit, sipas mjekes naturopatike, Dr Isabel Sharkar.

Duke folur për Popsugar, Dr Sharkar zbuloi se lëngu i rrushit i fermentuar pa filtër mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj, veçanërisht nëse keni një gjendje të tillë si rosacea.

Alkooli është një vazodilator, që do të thotë se hap enët e gjakut - gjë që çon në një pamje të shpëlare dhe rrjepje të lëkurës.

“Sheqeri në verën e kuqe është pjesërisht fajtor,”- thotë Dr Menolascino - “Mbingarkon mëlçinë dhe, si rezultat e dërgon atë si sheqer të papërpunuar në gjak ose e kthen direkt në dhjamë shumë të vështirë për t’u djegur. "

Sheqeri është gjithashtu fajtor në pije të tjera alkoolike, pasi është shkaku kryesor i inflamacionit nga konsumimi i alkoolit.

Për shkak të kësaj, koktejlet - zakonisht pije të përziera, shpesh të bëra me aditivë të ëmbël si shurup ose lëng - janë po aq të këqija për lëkurën tuaj.

Megjithëse Pina Coladat mund t’ju shijojnë për momentin, niveli i sheqerit mund t’ju shtojë dëmtimin e qelizave dhe akne.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604