INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kemi një lajm të mirë dhe një lajm të KEQ për të gjithë fansat e serialit të famshëm 'La Casa de Papel'!

Kemi një lajm të mirë dhe një lajm të KEQ për të gjithë fansat e serialit të famshëm 'La Casa de Papel'!

Publikuar më: 17:24 01-08-2020

“Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.

Fansa nga e gjithë bota presin me padurim pjesë të reja nga seriali, i cili as këtë herë nuk i zhgënjeu shikuesit e tij.

“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur.

Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:

“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e këtij seriali.

Mirëpo, lajmi i keq është se sezoni i pestë do të jetë edhe i fundit për serialin “La Casa de Papel”.

Prodhuesi ekzekutiv Alex Pina ka bërë të ditur se nuk do të ketë një sezon të gjashtë, ndaj fansat duhet të shijojnë këtë të fundit dhe të “çmallen” me personazhet e tyre të preferuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037221908569336