Olsi Bylyku surprizoi të gjithë shtypin rozë muaj më parë kur vendosi të bënte publike lidhjen e tij të dashurisë.
Dhe që prej daljes publike çiftin e kemi parë duke shpërndarë shumë foto dhe duke qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në evente të ndryshme.
Ndonëse pak muaj që e kanë bërë publike Olsi ka filluar të mendojë për hapin e radhës në marrëdhënien e tij.
I ftuar sot në emisionin “Ditë për ditë”, në Tv Klan, Olsi u shpreh se partnerja ka arritur ta njohë më mirë nga sa ai ka njohur veten e tij.
Çifti tashmë po bashkëjeton dhe gjërat midis tyre janë kthyer në diçka mjaft serioze.
Kohë më parë ne pamë edhe organizimin e ditëlindjes së aktorit të humorit: e gjitha një surprizë nga e dashura e tij , ku të ftuar ishin miqtë e tyre më të ngushtë.