INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Kemi thyer rregullat, ajo po bënte lojë’ Ish-konkurrenti plas “BOMBËN” për vajzën e njohur të “Për’puthen”

‘Kemi thyer rregullat, ajo po bënte lojë’ Ish-konkurrenti plas “BOMBËN” për vajzën e njohur të “Për’puthen”

Publikuar më: 18:29 02-06-2021

Ish-konkurrenti zbuloi se ai dhe Aristela kanë thyer rregullat gjatë kohës që ishin në program, duke u takuar dhe jashtë tij. Sipas Princit, Aristela ka qenë duke bërë lojë.

“Unë dhe Aristela thyem disa rregulla të programit. Përpara deklaratës time ishim më të avancuar në marrëdhënie, dilnim dhe jashtë programit, prandaj nuk hezitova të deklarohesha. Pas deklaratës time Aristela u ftoh shumë me mua, mendova se ishte një lojë e Aristelës dhe ma vërtetoi. Dje që ishte në emision tha pëlqimi im nuk është më. Përderisa në një kohë kaq të shkurtër, se kemi shumë pak që kemi dalë nga emisioni, pëlqimi i saj nuk është më. Aristela me pak fjalë kërkonte një djalë që të ishte i deklaruar dhe e arriti atë, kaq. Historia para deklaratës ka qenë shumë e vërtetë, por pas saj ndodhi një shkëputje. Blerimi nuk ka ndikuar në marrëdhënien tonë. Ai më thoshte mos u nxito, po gabon, unë nuk e kam besuar. Çdo gjë ishte një lojë e Aristelës, se besoj se ka pasur pëlqim. Unë kisha për të, shumë. Sa më shumë afrohesha unë, ajo largohej. Erdhi dita që m’u vërtetua se ishte 100% lojë”, tha Princi.

 0F915FDD FA26 470C BAFE 385F37EF300D

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996