INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kemi tre plumba për ju', kërcënohet ministri i Jashtëm grek Kotzias

'Kemi tre plumba për ju', kërcënohet ministri i Jashtëm grek Kotzias

Publikuar më: 09:06 02-02-2018

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është kërcënuar me vdekje.

‘Kemi tre plumba për ju’ thuhej në letrën anonime që i është dërguar ministrit.

Ishte ministri i Mbrojtjes i cili bëri me dije lajmin. Sipas ministrit letra kërcënuese është dërguar ditën e djeshme.

Tashmë autoritetet greke kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur autorët që kanë kërcënuar ministrin.

Kujtojmë se Greqia është në diskutime e sipër me Maqedoninë sa i përket emrit të kësaj të fundit e po ashtu edhe me vendin tonë ku duket se palët kanë gjetur rrugëzgjidhje për shumë çështje që deri më tani kanë qënë pezull.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047