Reperi Majk pak ditë më parë nxori foto ku ai dukej qartë se ishte nën jë udhëtim në Angli.
I gjithë shtypi rozë u bë kurioz se me kë shoqërohej Majk në këtë udhëtim, por ai e bëri mjaft të qartë se ishte vetëm.
Tashmë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Majk na ka surprizuar të gjithëve me arsyen se pse ai përfundoi i vetëm në Angli.
Këngëtari ka bërë publike një bisedë, duke postuar në Insta Story një screenshot nga Viber-i, ku si duket komunikon me një nga fanset.
“Kena mujt na dy, me shkëlqy bashkë!”- i shkruan ajo duke iu referuar njërës prej këngëve të reperit.
“Amo ti s’ki vizë të Anglisë”- u përgjigj reperi duke dhënë mesazhin se janë problemet kaq të zakonshme e njerëzore, që ndonjëherë nuk i lejojnë gjërat të ndodhin.