INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kendall dhe Bella shkëlqejnë në pasarelën e Fendi-t [FOTO]

Kendall dhe Bella shkëlqejnë në pasarelën e Fendi-t [FOTO]

Publikuar më: 16:06 08-07-2016

“Një ujvarë plot shkëlqim”, ky ka qënë përcaktimi për sfilatën e Fendi-t nga mediat e huaja online. 

Shfaqet e modës janë të njohura për shkëlqim po kjo e Fend-it ka pasur shumë më tepër glamour falë Hotel Trevi në Romë.

Kendall Jenner dhe Bella Hadid ishin në mesin e modeleve që u shfaqën për të ecur mbi platformën e qelqtë për sezonin Vjeshtë-Dimër 2016. Kjo shënoi 90 vjetorin e shtëpisë së modës luksoze.

Modelet veshën fustane të pikturuara me dorë në  rozë, blu dhe krem gjatë sfilatës spektakolare në xham, me ujërat e gazuar të burimit barok nën të.

Koleksioni luksoz është frymëzuar nga  nga përralla daneze ku ilustrator është Kay Nielsen, i cili ka pikturuar pllaka me ngjyra për librin “Fairy Tales” nga Hans Kristian Andersen në vitin 1924 dhe më pas punoi për Disney, duke u përfshirë edhe në sekuencat e filmit “Fantasia”.

Fustanet ishin të ngushtë në bel për të dhënë idenë e një forme zileje, por ajo që i kënaqi 200 të ftuarit  e veçantë ishte madhështia e vëndit me arkitekturë historike bashkuar performancës dinjitoze të modeleve në pasarele.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561