INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kendall harron vuajtjet e Kim, argëtohet duke kopjuar Rihanna-n! [FOTO]

Kendall harron vuajtjet e Kim, argëtohet duke kopjuar Rihanna-n! [FOTO]

Publikuar më: 15:50 06-10-2016

Ajo u largua në mënyrë të menjëhershme nga java e modës në Paris për t’i qëndruar afër motrës së saj më të madhe Kim Kardashian pas grabitjes fatkeqe.

Por serioziteti i Kendall duket se zgjati shumë pak. Ajo u shfaq më shumë se thjesht e gëzuar në një foto që postoi në Instagram ku dukej se ishte me humor mjaft të mirë. Bukuroshja 20 vjeçare kopjoi, ose më mirë të themi u frymëzua nga Rihanna për të provuar një pelerinë pellushi në formën e një zemre. Ndërkohë që Kendall duket se e veshi këtë “zemër” të veçantë për të bërë pak shaka përpara kamerës, Riri doli në rrugë me të. Por vështirë se njeri mund ta gjykojë për çfarë vesh pasi në fund të ditës ajo mbetet Rihanna dhe të gjitha zgjedhjet e saj janë gjithmonë të duhurat.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549