Kendall Jenner ka publikuar një foto nga seti i fundit fotografik në ‘Instagram’ dhe të gjithë kanë mbetur gojëhapur. Ylli i pasarelave ka shfaqur gjithçka, duke dalë e zhveshur para aparatit forografik. Fiziku prej modeleje dhe barku i sheshtë kanë marrë gjithë vëmendjen dhe sigurisht fansat nuk kanë lënë pa përmendur ish-in e saj në një pjesë të mirë të komenteve, si për t’i kujtuar çfarë ka humbur.
Kjo nuk është hera e parë që Kendall shfaqet provokuese në setet fotografike. Ajo ka publikuar shpesh imazhe të ngjashme me të fundit, por asnjëherë kaq e zhveshur. Por ajo që bëri gjithë botën të flasë për të ishte motra e Kendall, Kylie. Miliarderja postoi një ndër fotot më seksi për këtë verë, 2019.