Pas takimeve të nxehta në Londër, Coachella ishte destinacioni i radhës!
Gjërat sa vijnë e intensifikohen mes Kendall Jenner dhe të dashurit të saj të ri, artistit A$ap Rocky. Madje për reperin e saj të preferuar, supermodelja amerikane ishte e gatshme që t’i thyente të gjitha rregullat dhe të dilte në një pozitë që nuk e kishim parë. Kendall ndoqi festën me marijuanë në të cilën Rocky po performonte, vetëm për hir të këtij të fundit. Një hap jo i pakët pasi me sa dimë deri tani bukuroshja 21 vjeçare nuk është entuziaste e drogërave. Për t’i vënë vulën faktit që Kendall ndodhej aty vetëm për Rocky, ajo u pa duke mbajtur syzet kundër ujit të këtij të fundit.