Një tjetër ëndërr e dalë nga sirtari.
Nuk mund të shkonin më mirë se kaq gjërat për bukuroshen Kendall Jenner, e cila është përzgjedhur së fundmi si imazh i kopertinës së famshme të shtatorit nga revista Vogue. Një lajm të tillë sensacional për çdo modele, Kendall e ka ndarë menjëherë në Instagram, ku përmes fjalëve ka shprehur se ndihet e nderuar nga ky gjest i kryeredaktores Anna Wintour dhe se kjo është gjëja më e paparë që i ka ndodhur ndonjëherë. Sigurisht Jenner nuk ka harruar pa përmendur bashkëpunëtorët e saj, fotografin Mert Alas, artistin e make up-it Marcus Piggott apo drejtoreshën e imazhit Tonne Goodman. Duhet thënë se akoma më e bukur se kopertina ka qenë momenti i përballjes së Kendall për herë të parë me të, që ju e zbuloni në videon mëposhtë!