Kendall Jenner ka vendosur të kthehet në një vajzë të pavarur.
Kështu supermodelja e Victoria’s Secret ka blerë një shtëpi të re për vlerën e 6.5 milionë dollarëve. E shtrirë në 4 mijë e 800 metra katrorë, kjo rezidencë më parë i përkiste aktores Emily Blunt dhe partnerit të saj John Krasinski. E pozicionuar në zemër të Hollywood-it, shtëpia ka 6 dhoma, 5 banjo, 1 pishinë gjigande dhe një pamje të mahnitshme. Marrëveshja përfundimtare është firmosur mëngjesin e sotëm nga Kendall dhe Blunt e Krasinski!