Janë konsideruar si çift edhe më parë. Dhe duket se zërat për një lidhje mes Harry Styles dhe Kendall Jenner vazhdojnë ende.
Në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi dy të rinjtë janë parë bashkë mbrëmjen e së martës duke darkuar në një restorant në ishullin Anguilla të Karaibeve. Sipas raportimeve të E! News "çifti" duket se kanë në plan të shijojnë në ishull edhe mbrëmjen e fundvitit. Ndonëse nuk ka asnjë konfirmim nga ana e yllit të One Direction apo nga ana e modeles bukuroshe, përsëri dëshmitarë në ishull e vërtetojnë lajmin. Madje një prej këtyre të fundit ka postuar në Twitter mesazhin e mëposhtëm. Nuk thonë kot, ku ka zë asnjëherë nuk është pa gjë. Gëzuar Harry dhe Kendall!