Ishte një fundjavë e nxehtë për Kendall Jenner dhe Jordan Clarkson.
Dyshja e yjeve të botës së spektaklit praktikisht nuk u ndanë nga njëri-tjetri përgjatë gjithë ditës së dielë. Ata fillimisht shijuan shtëpinë e re luksoze të Kendall në Hollywood Hills dhe më pas kaluan “një vrap” në hotelin Beveri Hills. Dyshja është parë së bashku dhe më parë, por duket se takimet po bëhen gjithmonë e më të shpeshta për motrën e madhe Jenner me yllin e NBA, i cili sapo ka firmosur një kontratë të majme me Lakers-at. Kujtojmë se më parë Kendall kishte postuar bluzen e Lakers të Clarkson, si për të konfirmuar se ajo e tyre nuk ishte vetëm një flirt. Se sa do zgjasë pastaj, mbetet për t’u parë…