Situata mes të dyve është bërë shumë më serioze se sa e prisnim.
Kendall Jenner është fotografuar për të pestën ditë radhazi përkrah Blake Griffin. Bukuroshja 21 vjeçare tregoi pamjen e saj të parezistueshme prej supermodeleje ndërsa po kalonte pak kohë me basketbollistin e L.A. Clippers dhe disa miq në një plazh të Los Angeles. Ky është një tregues i qartë që Kendall dhe Blake e kanë seriozisht me njëri-tjetrin dhe nuk bëhet fjalë thjesht për një flirt të radhës. Ndërsa kanë kapur ditën e pestë radhazi së bashku, jemi kuriozë se sa larg mund të shkojnë. Në një pikë do duhet që të shkëputen, ose të paktën kështu besojmë...