INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kendall Jenner e turpshme për “dashurinë” me Bieber, hyjnëzon Beyonce-n [FOTO]

Kendall Jenner e turpshme për “dashurinë” me Bieber, hyjnëzon Beyonce-n [FOTO]

Publikuar më: 20:47 12-05-2016

Kendall Jenner është rritur para publikut, falë të qënit anëtare e kastit “Keeping Up With Kardashians”, që në moshën 9 vjeçare. Por supermodelja ende ka turp të flasë për disa çeshtje të shumëpërfolura në botën e Show Bizz. Modelja 20 vjeçare, thotë së pyetjet nëse ajo ka diçka më shumë se miqësia me Justin Bieber, e mërzisin atë, si dhe ka hyjnëzuar këngëtaren Beyonce.

Kendall thotë për revistën Harper’s Bazzar se nuk është shumë e hapur me njerëzit, ka një rreth të ngushtë të njerëzve që u beson si dhe arrin ti dallojë se si janë njerëzit dhe çfarë qëllimesh kanë.

“Unë isha në koncertin e Justin Bieber, pasi ai është një mik i mirë i familjes dhe ne të gjithë e mbështesim atë”, tha ajo. Ndërsa idhulli i saj i vërtetë është një femër, të cilës i thur elozhe.

“Unë jam 100 % fanse e Beyonce, nëse unë e shikoj atë, më bie të fikët. E kam parë më para, dhe jam nervozuar, asaj i përulem”, kështu e hyjnëzon Kendall, yllin e muzikës Beyonce.

Ylli i “Keeping Up With Kardashians” duket shumë sensuale e veshur me rroba banjo në pozat e saj për Harper’s Bazaar.

Article Logic
Execution time: 0.0038578510284424