Nuk dimë si mund të konceptohet jeta e një Kardashian-Jenner pa rrjetet sociale.
Pas Justin Bieber, Instagram vuan edhe një tjetër humbje të dhimbshme. Sapo ndjekësit e një nga rrjeteve sociale më popullore po mësoheshin me humbjen e kanadezit, dueht të përballen edhe me ikjen e Kendall Jenner. Faqja e bukuroshes 21 vjeçare nuk ekzistonte më gjatë ditës së diel, ndërkohë që kushdo që e kërkonte në Insta “përcillej” me mesazhin “Na vjen keq, kjo faqe nuk është më e disponueshme”. Gjatë javëve të fundit postimet e saj kanë qenë shumë standarde, foto të mbesës së saj të porsalindur Dream, daljet me mikeshat modele dhe inkurajime për të votura, pra me pak fjalë gjëra të mërzitshme. Ndoshta thjesht i ka ardhur në majë të hundës, pasi edhe muajin e kaluar Kendall po rrëfente për Allure se ndonjëherë përpiqet t’u qëndrojë larg rrjeteve sociale kur kupton sa shumë kohë harxhon në to. Megjithatë, ajo mund të riaktivizojë profilin e saj në Insta kur të dëshirojë, gjithmonë nëse do të dëshirojë.