Ylli botëror, Kendall Jenner së fundmi është parë duke dalë nga zyra e një kirurgu plastik, Jason B Diamond, teksa mbante një maskë të bardhë e cila i mbulonte gjithë fytyrën. Në fotot ekskluzive të “The Sun”, ajo u kujdes që ta mbante kokën ulur, e mbuluar plotësisht me një maskë të bardhë kolagjeni, ndërsa kishte vendosur një palë syze dielli të errëta, teksa po dilte nga ndërtesa.
Media britanike ka publikuar fotot e modeles së famshme dhe shkruan se Kendall doli ashtu pasi motrat e saj, Kim Kardashian, Khloe dhe Kylie Jenner, kanë pranuar hapur se kanë bërë ndërhyrje estetike.
Ende nuk dihet se çfarë ndërhyrje apo trajtimi ka bërë në fytyrë, por mjeku ku ajo ishte kryen trajtime të fytyrës si botoks, mbushës, shtrëngim të lëkurës, liftim të fytyrës, operacione të hundës e shumë të tjera.