Gjatë fundjavës Kendall Jenner fshiu llogarinë e saj në Instagram.
Por më pas, modelja 21 vjeçare, shpjegoi arsyen e vërtetë për mbylljen e accountit , teksa ishte e e ftuar në “The Ellen Show”.
“Unë thjesht kërkova pak pushim sepse isha gjithmonë pjesë e tij. Kur zgjohesha në mëngjes, gjëja e parë që bëja ishte të hyja në Isntagram, edhe kur shkoja në shtrat bëja sërish të njëjtën gjë. Kjo më bëri të mendoja se isha e varur nga ky rrjet social. “Por, do të kthehem”, përfundoi Kendall e cila në këtë mënyrë edhe qetësoi fansat.