Kendall Jenner është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj personate, saqë shpesh herë është e vështirë ta kuptojmë se për kë i rreh zemra.
Por kur është parë duke hyrë në një hotel në Milano me atë që përflitet si i dashuri i saj “A$AP Rocky”, gjërat duken më të qarta! Kendall dhe A$AP Rocky ndoshta janë çifti më i lezetshëm i pakonfirmuar ende, por të paktën mbrëmjen e kalojnë në të njëjtin hotel. Bukuroshja amerikane ishte veshur shumë thjesht, më një xhup dhe pantallona lëkurë, ndërkohë që duket se s’ka vënë makeup fare. Ndërkohë që A$AP kishte veshur një pallto kafe, një “hoddie” gri dhe pantallona ngjyrë bezhë me atlete të bardha.
Mos u vononi më! Neve na pëlqejnë gjërat zyrtare, pranojeni që jeni një çift!