INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kendall Jenner për Vogue: Ja si i mbaj pas vetes 64 mln followers

Kendall Jenner për Vogue: Ja si i mbaj pas vetes 64 mln followers

Publikuar më: 10:12 24-03-2016

Revista Vogue është konsideruar gjithmonë si një bibël për modelet kudo në botë, dhe tashmë fatin e të qenurit në kopertinën e saj e ka Kendall Jenner.

Eshtë publikuar online mbrëmjen e djeshme kopertina e muajit prill e revistës amerikane, ku modelja 20-vjeçare shfaqet me një look tepër natyral, flokë të lagura, dhe veshje të përshtatshme për plazh e fotografuar nga Mario Testino. Por sigurisht bukuria e Kendall nuk ka qenë fokusi i vetëm i Vogue, pasi edhe në vetë titullin shoqërues kuptohet se bëhet fjalë për impaktin që ajo ka tek 64 milionë ndjekësit e saj. Një shifër kjo e ngjashmme me numrin e rezidentëve në Korenë e Jugut. E pyetur në faqet e brendshme të revistës se si ia del t'i mbajë mbërrthyer pas vetes kaq shumë fansa, Kendall është përgjigjur me dy fjalë "Spontante dhe Misterioze". Spontane pasi nuk mund të planifikosh çdo gjë, dhe misterioze pasi duhet të postosh aq sa t'i lësh ata të presin për më tepër. E bukur dhe e zgjuar Kendall Jenner!

Article Logic
Execution time: 0.0034189224243164