INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kendall Jenner shëtit me Ferrari, të dashurin A$AP Rocky [FOTO]

Kendall Jenner shëtit me Ferrari, të dashurin A$AP Rocky [FOTO]

Publikuar më: 21:09 18-08-2016

Ka qenë një javë aspak e këndshme për Kendall Jenner, ku  teksa ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj ka parë një burrë që po qëndronte në portën e shtëpisë, i cili e ndoqi nga pas, dhe supermodelja lajmëroi policinë, e fatmirësisht arrestuan personin e dyshimtë. Mirëpo për të hequr mendjen nga kjo, Kendall ka menduar të dalë me të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky. E ku ka më mirë se me një Ferrari të bardhë? Modelja 20 vjeçare dukej shumë bukur e veshur me pantallona të shkurtra xhins dhe një body të zi, teksa mbante timonin në atë shëtitje në West Hollywood me të dashurin 27 vjeçar, ku mundoheshin të fshiheshin nga kamerat. Më vonë dy të dashuruarit, darkuan në një restorant me shoqen e ngushtë të yllit të Keeping Up With The Kardashians, Hailey Baldwin…sigurisht pasi Kendall ndryshoi veshjen!

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875