Gjithmonë i jemi referuar si klani Kardashian, por duket se Kendall nuk është dakort me diçka të tillë.
Ajo tregons e është ndryshe nga gjithë motrat e saj, madje Kylie e cila është një Jenner si ajo. Bukuroshja 21 vjeçare tregon se kurrë nuk i ka pëlqyer që të vishet dhe të pispilloset siç bëjnë zakonisht vajzat. Pavarësisht se është vajzë dhe i pëlqen ky fakt, Kendall rrëfen se gjithmonë i ka pëlqyer që të vishet si djalë dhe të qëndrojë më shumë me djemtë pasi ata e kuptojnë më mirë. Nga ky aspekt ajo tregon se është më shumë një Jenner se sa një Kardashian, pasi i ka ngjarë babait të saj. Një fakt shumë ironik po të mendosh që babai i saj sot është një grua.